Skip to content

Shqipëria synon 230 milion euro nga BE

Shqipëria synon që të përthithë rreth 230 mln euro financime nga fondet IPA të BE për projektet përgjatë vitit 2023. Shifra u tha gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua projektmarrëveshja. “Nëse në 2014 shuma e përgjithshme nga fondet IPA shkonte në 66.7 mln euro, në vitin 2023 parashikohet që të shkojë në […]

Shqipëria synon që të përthithë rreth 230 mln euro financime nga fondet IPA të BE për projektet përgjatë vitit 2023.

Shifra u tha gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua projektmarrëveshja.

“Nëse në 2014 shuma e përgjithshme nga fondet IPA shkonte në 66.7 mln euro, në vitin 2023 parashikohet që të shkojë në 229.5 mln euro”, tha deputetja e PS, Ermonela Felaj.

Sipas marrëveshjes së dorëzuar në Kuvend, me përparësi financimi për vitin e ardhshëm do të jenë projektet në fushën e punësimit, rimëkëmbjes ekonomike, energjisë dhe rinisë.

Për këtë vit, përparësi financimi nga fondet IPA patën projektet në fushën e drejtësisë, integrimit, vettingut dhe menaxhimi i integruar i ujërave.