Një tërmet, epiqendra e të cilit ishte në Mulhouse, Francë, në kufirin me Bazelin, u ndje deri në mbi 100 km larg në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Disa banorë të Vaud, Neuchâtel, Fribourg dhe Jura gjithashtu ndjenë lëkundjen, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, që tronditi tokën pak para orës 18:00 të së shtunës.
Nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda.
Ky është tërmeti i dytë që godet Zvicrën në një hark kohor prej pak më shumë se dy javësh; ai i mëparshmi, i cili mat 3.2 të shkallës Rihter, tronditi rajonin e Zinal (VS) pak pas mesnatës së 24 gushtit.
17:58 séisme avec une magnitude d’environ 4.7 près de Kembs F. Ressenti sur une zone étendue. Dommages légers possibles. https://t.co/Wm2mzoxR8d
— Service Sismologique (@seismoCH_F) September 10, 2022