Skip to content

Studiuesit parashikojnë tkurrje të ekonomisë gjermane për vitin 2023

Studiuesit parashikojnë për 2023 tkurrje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe deri në 9.7 për qind inflacion. Më 1 tetor, në Gjermani do të rritet paga minimale në 12 euro/ora. Ekspertët thonë se kjo do ta rrisë edhe më tej inflacionin. Sipas Instituti i Hulumtimeve Ekonomike në Mynih (IFO), rritja e sërishme e pagës […]

Studiuesit parashikojnë për 2023 tkurrje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe deri në 9.7 për qind inflacion.

Më 1 tetor, në Gjermani do të rritet paga minimale në 12 euro/ora. Ekspertët thonë se kjo do ta rrisë edhe më tej inflacionin.

Sipas Instituti i Hulumtimeve Ekonomike në Mynih (IFO), rritja e sërishme e pagës minimale me gjasë do të “rrisë më tej inflacionin”. Pothuajse një e treta e 6,900 kompanive të anketuara nga IFO kanë deklaruar se një pjesë të stafit të tyre e paguajnë me 12 euro në orë. 58 për qind e këtyre kompanive “po planifikojnë të rrisin çmimet si përgjigje ndaj rritjes së pagave”.

Paga minimale u rrit në korrik nga 9.82 në 10.45 euro në orë dhe do të rritet me ligj në 12 euro më 1 tetor. Nga kjo do të përfitojnë mbi 6 milionë të punësuar.

“Gjysma e kompanive të prekura presin më pak fitim, një e katërta llogarit me rënie të kërkesës për produktet e tyre. Për të kompensuar këtë, 18 për qind po mendojnë të ulin orarin e punës së punonjësve ose të ulin pagesat shtesë. Vetëm 13 për qind e kompanive të prekura planifikojnë të shkurtojnë vende pune”, tha eksperti i IFO-s, Sebastian Link.