Pas vdekjes së Mbretëreshës britanike Elizabeta II, një shtet mund të mos jetë edhe më tej pjesë e Commonwealthit. Shteti i Antigës dhe Barbudës do të votojë nëse do të bëhet republikë.
Kryeministri i këtij shteti, Gaston Browne, ka thënë se referendumi do të organizohet brenda tre vjetëve, mirëpo ka theksuar se ky vendim nuk është “akt armiqësie”, përcjell Albinfo.ch.
Ai i ka bërë këto komente pasi Charles III është bërë mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Përveç Mbretërisë së Bashkuar, Charles III njihet si udhëheqës shteti në 14 shtetet e tjera që kanë qenë koloni të Britanisë së Madhe në të kaluarën.
Browne ka thënë se synon të organizojë referendumin vitin e ardhshëm, nëse rizgjidhet në pozitën që ka.
Më herët gjatë ditës së diel, Australia ka hedhur poshtë mundësinë e organizimit të një referendumi të tillë në katër vjetët e ardhshëm.
Vdekja e mbretëreshës ka ringjallur debatin rreth monarkisë në Australi.
Mirëpo kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se “çështjet më të rëndësishme për Kushtetutën tonë nuk i takojnë kësaj periudhe”.
Vitin e kaluar, Barbados është betuar në presidenten e saj, pasi Mbretëresha nuk është konsideruar më udhëheqëse e shtetit./Albinfo.ch