Në Murano të Venecias, pastiçeri shqiptar, Selam Allaraj, krijon vepra impresioniste pikture dhe skulpture që do t’ju emocionojnë vetëm për t’i parë, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim se për të gjithë kilentët e kësaj pastiçerie thuhet se kombinimi më perfekt që ata kanë parë ndonjëherë mes ngjyrave në harmoni me shijen dhe formën, gjë që e bën unik secilin krijim të tij. Secili nga klientët që hyjnë në restorantin ku ai punon në Venecia, janë të kënaqur dhe njëkohësisht të habitur me veprat e shqiptarit, ndër më të mirët në qytet.
Allaraj e nisi nga Topojani i Kukësit dhe pas vitesh e vitesh pune dhe kurse specializimi në Milano, me talentin qe u bë Kulinary Art Design në Punta Conterie në Murano, Venecia, ku arti i qelqit dhe i tortave janë mahtinëse me shijen e tyre. /Albinfo.ch


