Numri i ushtarëve të shtetit të Finladës në Kosovë pritet të rritet në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, përcjell albinfo.ch.
Kjo u diskutua sot mes presidentit finlandez dhe komitetit ministror për punë të jashtme dhe siguri.
Ata ranë dakord që numri i ushtarëve të tyre në Kosovë të arrijë në 70, shkruan mediumi finlandez, transmeton arbresh.info.
Temë e takimit në fjalë ishte edhe agresioni rus në Ukrainë.
Finlanda aktualisht është në proces të anëtarësimit në NATO.