”Blloku prodhoi 99,4 teravatë orë energji diellore midis majit dhe gushtit të këtij viti, një kapërcim prej 22 teravatë orësh nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, sipas raportit të prodhuar nga ”Ember Climate”.
Kjo energji shtesë diellore e prodhuar nga blloku barazohet me 29 miliardë euro (28,9 miliardë dollarë) në importe gazi, sipas llogaritjeve të studimit.
Në përgjithësi, 12% e energjisë së prodhuar në BE midis majit dhe gushtit u gjenerua nga energjia diellore, nga 9% vitin e kaluar.
“Ndërsa Evropa tronditet nga kriza e gazit, energjia diellore sjell lehtësim shumë të nevojshëm”, theksoi analisti i ”Ember Climate”, Pawel Czyzak.
Studimi zbuloi se 18 nga 27 vendet e BE-së thyen rekordet e tyre për pjesën e tyre të energjisë diellore të prodhuar.
Holanda është në vendin e parë me 23%, e ndjekur nga Gjermania me 19% dhe Spanja me 17%.
Polonia ka bërë përparimin më të madh në rritjen e kapacitetit të saj diellor, me energjinë e prodhuar nga energjia diellore që është rritur 26 herë që nga viti 2018.
Polonia prodhoi 8% të energjisë totale të saj nga energjia diellore këtë vit./dpa