Zyrtarisht SHBA-ja ka ndihmuar Ukrainën me afro 2.7 miliardë dollarë ndihmë, përfshirë 675 milionë dollarë furnizime me armë.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi për pakon e re në një takim me dhjetëra ministra në bazën ajrore në Ramstein, Gjermani.
Ndihma ushtarake përfshin municione, automjete Humvee, autoambulanca të blinduara e sisteme antitankë.
SHBA-ja ka premtuar tashmë të paktën 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Austin tha se aletatët e Ukrainës duhet të angazhohen për të mbështetur vendin për aq kohë sa është e nevojshme dhe të jenë të përgatitur për të përshtatur llojin e mbështetjes së ofruar.