Presidentja Vjosa Osmani e ka dënuar sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.
Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet e ditur se Osmani ka kërkuar që Irani të mbahet përgjegjës për këto sulme.
“E dënojmë fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Shqipëria i ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin, pasi e akuzon Teheranin se qëndron mbrapa këtyre sulmeve.