Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mbrëmë ka mbajtur një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke bërë që një numër i madh i qytetarëve të ishin të pranishëm për ta përcjellë performancën e saj nga afër, përcjell albinfo.ch.
Pas gjithë atmosferës që e krijoi mbrëmë artistja, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur “kinge” Ritën.
Ai ka postuar një fotografi të këngëtares në llogarinë e tij në Facebook, me fustanin kuq e zi dhe shqiponjën.
“Faleminderit, kinge”, shkroi Rama.
