Çmimet e energjisë elektrike për familjet private në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 27% vitin e ardhshëm, njoftoi sot autoriteti rregullator për sektorin e energjisë elektrike “ElCom”, përcjell albinfo.ch.
“Megjithatë, në nivel rajonal, çmimet mund të rriten ndjeshëm më shumë”, sipas organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve.
Sipas “ElCom”, çmimi konkret varet nga prokurimi përkatës i energjisë i rreth 630 operatorëve rajonalë të rrjetit dhe nga pjesa e prodhimit të tyre.
“Një kilovat orë do t’i kushtojë një familjeje tipike 26,95 centë (0,28 dollarë centë) vitin e ardhshëm”, njoftoi ElCom.
Tarifat për familjet private në Zvicër vendosen një herë në vit.