Planifikonte nisjen për në Hënë. Por raketa e NASA-s ka dështuar sërish të nisë fluturimin, si shkak i një rrjedhje të rrezikshme të karburantit.
Përpjekja e parë për ngjitje në Hënë u anulua gjithashtu për rrjedhje hidrogjeni, por rrjedhjet ishin në vende të tjera të raktës 98 metërshe, më e fuqishmja e ndërtuar ndonjë herë nga NASA, përcjell Albinfo.ch.
Tashmë nuk dihet saktë se kur NASA do të provojë sërish nisjen për në Hënë, por riparimet e shumta në raketë mund ta shtyjnë fluturimin për në tetor.
Ndërsa, sipas AP, drejtori i lëshimit të raketës, Charlie Blackweel-Thompson, bashkë me ekipin e tij tentuan të ndalnin rrjedhjen e karburantit, por ishte e pamundur.
Nëse demonstrimi pesëjavor do të ketë sukses, astronautët mund të fluturojnë rreth Hënës në vitin 2024 dhe të zbresin në të në vitin 2025./Albinfo.ch