Në Moskë iu dha lamtumira e fundit liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, ku morën pjesë mijëra qytetarë.
Rreth tri orë e gjysmë zgjati ceremoni publike e lamtumirës për Gorbaçovin, pavarësisht se njerëzit ende prisnin jashtë radhës për t’i bërë nderimet e tyre, transmeton Albinfo.ch.
Ceremonia u zhvillua në Sallën e Kolonave të Moskës, një vend i famshëm që ka pritur funeralet shtetërore të ish-udhëheqësve sovjetikë, si Joseph Stalin dhe Vladimir Lenin. Gorbaçovi u varros pranë gruas së tij, Raisa, në varrezat Novodevichy.
Gorbachev ndërroi jetë këtë javë në moshën 91-vjeçare, ndërsa njihet si lideri që solli përfundimin e Luftës së Ftohtë.
Gorbaçov mori pushtetin në vitin 1985, duke futur reforma të guximshme dhe duke hapur Bashkimin Sovjektiv ndaj botës./Albinfo.ch