Jetëgjatësia në SHBA ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1996, duke vazhduar një rënie të madhe të nxitur kryesisht nga pandemia Covid-19.
Të dhënat e qeverisë treguan se jetëgjatësia tani është 76.1 vjet krahasuar me 79 vjet në vitin 2019. Kjo është rënia më e madhe dyvjeçare në një shekull.
Covid-19 ishte faktori kryesor që ka ndikuar, sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Vdekjet nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet kronike të mëlçisë, cirroza dhe vetëvrasjet, gjithashtu janë faktorë.
Rënia e jetëgjatësisë në SHBA është veçanërisht e theksuar mes amerikanëve vendas dhe vendasve të Alaskës./BBC