Basketbollistit Edon Maxhuni i është kushtuar një artikull i gjatë në prestigjiozen finlandeze Helsingin Sanomat, njofton albinfo.ch.
Ai do t’i prijë ekipit nacional finlandez në turneun e tij të parë prestigjioz në kampionatin evropian që do të mbahet në Pragë.
24-vjeçari në edicionin e fundit luajti te skuadra estoneze ”Parnu”, me një mesatare prej 17.3 pikë për ndeshje.
Po ashtu, Maxhuni me ekipin ”Parnun” u shpallën nënkampion të elitës së Estonisë, derisa në fund të edicionit ai hyri në pesëshen më të mirë të stinorit atje.
Me ekipin e Den Bosch, në edicionin e ri do të luajë në ligën vendore, FIBA Europe Cup dhe në ligën e përbashkët që nis këtë sezon në mes të Holandës dhe Belgjikës.
Kujtojmë se Maxhuni është reprezentues i rregullt i kombëtares së Finlandës. /Albinfo.ch