Legjislacioni zviceran ka mbetur prapa në luftën kundër pastrimit të parave dhe “rrallë parashikon zhvillime në nivel ndërkombëtar”, ka paralajmëruar Zyra Federale Zvicerane e Auditimit, përcjell albinfo.ch.
Aty tregohet në veçanti për ngadalësinë e gjykatave në trajtimin e rasteve të krimeve ekonomike dhe “efektin e ulët frenues të sanksioneve penale dhe kostove ligjore”, pasi kompanitë paguajnë një shumë maksimale prej 5 milionë CHF (5.2 milionë dollarë).