Me fitore janë ndarë vajzat e përfaqësueses së Kosovës në futboll në ndeshjen e zhvilluar me Armeninë.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023, përfundoi me rezultat 2 me 1.
Të gjitha golat u dhanë në pjesën e dytë, ngase pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, raporton Albinfo.ch.
Në minutën e 77, një autogol i Blerta Smailit e ka vendosur Armeninë në epërsi.
Por gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm 1 minutë, pasi Kosova barazoi rezultatin me anë të Valentina Metaj.
Golin e fitorës për Dardanët e shënoi Donjeta Halilaj në minutën e 87-të.
Kosova me këtë fitore ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve, nga nëntë ndeshje të znvilluara, ndërsa Armenia mbetet me 0 pikë.
Ndeshjen e fundit në këto kualifikime, Kosova e zhvillon si mysafire e Polonisë më 6 shtator./Albinfo.ch