Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot anulimin e 800 fluturimeve të rezervuara për të premten, për shkak të grevës së pilotëve.
Anulimet përfaqësojnë pothuajse të gjitha fluturimet e kompanisë jashtë qendrave kryesore të Mynihut dhe Frankfurtit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Sindikata “Vereinigung Cockpit” konfirmoi gjatë natës se pilotët e “Lufthansa” do të organizonin një grevë gjatë gjithë ditën, të premten.