Ditë më parë në Qeveri është miratuar Udhëzimi i ri Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.
Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga dita e sotme derivatet do të shiten me çmimin e përcaktuar nga shteti.
“Marzha tregtare maksimale e lejuar e shtijës më shumicë është dy centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shtijes më pakicë është 12 centë për një litër”, thuhet në vendim e publikuar.
Po ashtu është bërë me dije se subjektet për furnizim detyrohen që t’i vendosin çmimet dhe masat mbrojtëse.
Ministria ka treguar se ky vendim mbetet në fuqi për 30 ditë.
“Rregullimi i çmimeve dhe masat e nenit 1 të këtij vendimi mbeten në fuqi 30 ditë nga data e hyrjes në fuqi”.