Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e transportit, sipas të cilit transporti ajror i pasagjerëve zuri 73,6 % të transportit gjithsej gjatë muajit korrik.
Sipas INSTAT-it, edhe numri i fluturimeve u rrit me 33,2 %, krahasuar me korrikun e 2021-shit, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë periudhës janar-korrik numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.712.918 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.
Ndërsa numri i fluturimeve ajrore, në shtatëmujorin e vitit 2022, është 21.104, duke u rritur me 80,7 %, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.