Një djalë gjashtëvjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së dielës, pasi ka rënë në një lumë në zonën e Shën Johanit, njofton albinfo.at.
Fëmija me probleme mendore kishte qenë me babain e tij kur burri u godit nga pas nga një grabitës i paidentifikuar, i cili e la pa ndjenja. Policia beson se fëmija më pas është larguar dhe ka rënë në lumë.
Trupi i tij u gjet një orë pasi edhe babai u gjet ende pa ndjenja dhe nuk kishte shenja dhune nga jashtë.
Nuk ka asnjë gjurmë të autorit të dyshuar. Policia gjeti celularin dhe portofolin e babait pranë vendit të krimit, thotë raporti i policisë.