Mërgimtarët që kanë qenë për pushime në Kosovë, kanë filluar të kthehen nëpër vendet ku jetojnë e punojnë, përcjell albinfo.ch.
Kjo vërehet edhe nga fluksi në pikat kufitare. Gjendja më e ngarkuar është në Merdar, ku kolonat kanë arritur në 1 mijë e 100 metra.
Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet të prisni nga 130 deri në 150 minuta.
Pritje ka edhe në pikën Dheu i Bardhë. Atje kolona është 1200 metra, derisa në Jarinje nuk ka kolona.
Pritjet në dalje të pikës Dheu i Bardhë janë mbi 2 orë, ndërsa në Jarinje 5 minuta.