Një numër deputetësh i kanë bërë thirrje Këshillit Federal që të ndihmojë urgjentisht familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, më të ndikuarat nga rritja e kostos së jetesës, përcjell albinfo.ch.
Sugjerimet përfshijnë uljen e çmimit të benzinës, si dhe opsionet më të lira të udhëtimit me transport publik (Generalabonnement / abonnement general / l’abbonamento generale).
Megjithatë, Këshilli Federal po refuzon të ulë kostot, duke argumentuar se aktualisht nuk ka nevojë të merren masa urgjente.
“Rritja ekonomike vazhdon [në Zvicër] dhe shkalla e papunësisë është nën nivelin e saj para pandemisë”, tha ai.
Për më tepër, pagat janë rritur me 8 për qind në dekadën e fundit, “kështu që fuqia blerëse është rritur vitet e fundit”.