Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të raportojë për takimin e tij të së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për KSP-në se kreu i ekzekutivit adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.
Mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot, nga ora 11:00.