Dy avionë amerikanë B-52, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, kanë kaluar këtë të hënë mbi Tiranë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ata fluturuan mbi sheshin Skënderbe rreth orës 14:50, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Me dhjetëra persona u mblodhën në shesh pas thirrjes edhe të ambasadës së SHBA-së për të parë këtë ngjarje unike.