Mërgimtarët që kanë qenë për pushime në Kosovë, kanë filluar të kthehen nëpër vendet ku jetojnë e punojnë, përcjell albinfo.ch.
Kjo vërehet edhe nga fluksi në pikat kufitare. Gjendja më e ngarkuar është në Merdar, ku kolonat kanë arritur në 1 mijë e 100 metra.
Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike duhet të prisni nga 60 deri në 80 minuta.
Pritje ka edhe në pikën Dheu i Bardhë. Atje kolona është 100-130 metra, derisa në Jarinje kolona është 40-60 metra.
