341 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej 904 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore edhe 331 persona të infektuar deri tani janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 317.564.