Pas dy vjet pandemi, Zvicra sërish është duke u përballur me numër të madh turistësh, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave, 16.9 milionë fjetje u regjistruan në Konfederatë në gjashtë muajt e parë të vitit.
Krahasuar para një viti, 47% ka rritje, por nëse krahasimi bëhet me gjysmën e parë të 2019-ës, rënia është 10%.
Sektori u mbështet nga mysafirë zviceranë (+ 8% në 10.0 milionë), por kthimi në fuqi i të huajve ishte arsyeja kryesore për stimulimin e kërkesës (+ 213% në 6.9 milionë).
Ardhjet e turistëve me numër më të madh janë nga Gjermania (+ 108% në 1.6 milionë), Shtetet e Bashkuara (+ 1064% në 0.8 milionë), Mbretëria e Bashkuar (+ 1030% në 0.6 milionë), Franca (+ 70% në 0.6 milionë) dhe Italia (+ 102% në 0.3 milionë).