Mërgimtarë të shumtë kanë marrë rrugën për në shtetet evropiane, aty ku punojnë pas pushimeve në Kosovë. Për të dalur nga Kosova, ata po ballafaqohen me pritje të gjata kufitare, shkruan albinfo.ch.
Para pak minutash është përditësuar koha e pritjeve, kolonave në pikat kufitare të Kosovës.
Referuar raportit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet me të gjata për të hyrë në Kosovë në mesditën e sotëme janë në Merdar, afër 4 orë, kurse në pikën Dheu i Bardhë 2 orë pritje. /Albinfo.ch
