Madje kundër tij kishte filluar një proces gjyqësor, por që në fund është pezulluar pasi ishte konstatuar se nuk ishte shkelur as edhe një ligj.
Pronari i Bugatti kishte vozitur në një autostradë që nuk ka kurrfarë kufizimi të shpejtësisë, kurse tani propozimi i gjyqtarit të përfshirë në rast, mund të jep një zgjidhje lidhur me këtë çështje.
Ideja vjen nga zyra e gjyqtarit të Saksonisë, që nuk sheh ndonjë arsye për të dënuar çekun, pavarësisht se kishte lëvizur me shpejtësi të madhe dhe 116 metra i kishte kaluar për një sekondë, shkruan Der Spiegel.
Gjykata konsideron se kufizimi i shpejtësisë është i kuptueshëm, por është interesant shpejtësia të cilën kjo zyrë e ka propozuar.
Jo vetëm 120 apo 130 kilometra në orë që edhe po diskutohet gjerë në Gjermani, por 200.