Ndërsa mësimet rifillojnë këtë javë në shumë pjesë të Zvicrës, një numër shkollash në kantone të ndryshme janë të shqetësuara për mungesën e mësuesve, përcjell albinfo.ch.
Sipas zyrtarëve të arsimit, kjo mungesë është “më serioze se kurrë”, e nxitur kryesisht nga shumë mësues që “ndihen të dërrmuar” nga të gjitha kërkesat dhe presionet, përveç mësimdhënies aktuale, përfshirë shumë detyra administrative.
Kësaj i shtohet edhe përpjekja që kërkohet për integrimin e fëmijëve nga Ukraina në shkollat lokale, gjë që e ndërlikon më tej situatën tashmë të tensionuar.