Mbi 100 mijë turistë gjermanë e kanë vizituar këto shtatë muaj Shqipërinë. Për të njëjtën periudhë në vitin 2021 ishin 52 mijë turistë, përcjell albinfo.ch.
Është kryeministri Edi Rama ai i cili i jep shifrat përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama, i cili në faqen e tij ka shpërndarë edhe artikullin e lajmit nga media gjermane
“Mbi 100.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52.000 në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan kryeministri, krahas një artikulli të gazetës gjermane.