Raportohet se katër kamionë me 71 tonë pajisje zjarrfikëse dhe një kamion me 11 tonë materiale sanitare (kryesisht doreza dhe respiratorë) u nisën nga Zvicra të mërkurën për në Ukrainë, transmeton albinfo.ch.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) në një njoftim zyrtartregon se janë dërguar edhe 10 tonë barna nga materialet e mbrojtjes civile. Një ngarkesë e dytë me 15 impiante të pastrimit të ujit u largua nga dje dhe sot për në Lviv dhe Kiev. Kësaj i shtohet edhe një ngarkesë prej 11 respiratorësh të ofruara nga Departamenti i shëndetësisë i Kantonit të Zyrihut. /Albinfo.ch