Të paktën 40 persona u vranë dhe 45 u plagosën në një zjarr brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës të dielën, thanë dy burime të sigurisë për Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 5 mijë besimtarë ishin mblodhën për meshën në kishën kopte Abu Sifin në lagjen Imbaba, kur shpërtheu një zjarr elektrik, thanë burimet.
Zjarri bllokoi një hyrje në kishë, duke shkaktuar një rrëmujë, thanë ata, duke shtuar se shumica e të vrarëve ishin fëmijë./Albinfo.ch/