Sipas The Telegraph, në një sondazh me 2000 gra në punësim të plotë ose të pjesshëm, 63% shprehën një preferencë mashkullore, dhe vetëm 37% zgjodhën një grua, transmeton albinfo.ch
“Hulumtimi zbuloi se ndërsa gratë janë të mira në trajtimin e çështjeve inter-personale brenda mjedisit të punës, shumica menduan se burrat ishin më të mirë në ‘drejtimin e anijes’, raportoi agjencia britanike.
Të dhënat e dy sondazheve të tjera të publikuara nga prestigjiozja Forbes përfshijnë firmën amerikane të konsulencës Gallup dhe platformën më të madhe online të karrierës për gratë, Fairygodboss.
Rezultatet e sondazhit të Gallup u bazuan në të anketuar burra dhe gra. Dhe rezultatet e tyre përputheshin me sondazhin tjetër, i cili kishte 100% të anketuara gra.
Nga 1,032 amerikanë të anketuar, vetëm 20% e të anketuarve thanë se do të preferonin një shefe grua.
Ndërsa në sondazhin e dytë, ku 100% e të anketuarve ishin gra, 40% e tyre thanë se shefat meshkuj dhe femra ishin njëlloj mbështetës ndaj tyre, të ndjekur nga shefat burra, me shefat gra të fundit, transmeton tutje albinfo.ch