Dua Lipa, artistja me famë ndërkombëtare, e cila këtë vit ndezi Prishtinën me performancën e saj, ka bërë që këto ditë të jetë në qendër të tabloideve të huaja.
26-vjeçarja u komentua për performancën dhe veshjen.
“Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës. Ndërkohë që këngëtarja e “Don’t Start Now” u rrit në Britaninë e Madhe, prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës dhe familja u kthye në Prishtinë kur ajo ishte tetë vjeçe, menjëherë pasi Kosova shpalli pavarësinë”, thuhet në një pjesë të prestigjiozes Independent.