Gjermania do të vendosë kontingjent ushtarak në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR)
“Ky personel i ri i EUFOR-it do të ofrojë kapacitet shtesë në selinë e EUFOR-it dhe për rrjetin e Ekipit të ndërlidhjes dhe vëzhgimit (LOT) të EUFOR-it, të cilat janë të vendosura mbi baza të paanshme në gjithë Bosnjë e Hercegovinën”, theksoi sot EUFOR.
Ky hap i Gjermanisë do të sjellë numrin e përgjithshëm të vendeve që kontribuojnë me trupa në mision në 20.
Në njoftim thuhet se numri i personelit që do të vendoset do të jetë maksimumi deri në 50.
Dislokimi do të bëhet në faza, duke filluar nga mesi i gushtit.
Gjermania ka tërhequr trupat nga EUFOR dhjetë vjet më parë.
Në njoftimin e EUFOR-it thuhet se ky dislokim është demonstrim i mëtejshëm i përkushtimit të BE-së për një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës./Albinfo.ch