E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik dhe pritet të mbërrijë mëngjesin e 10 gushtit në Portin e Durrësit.
Aktualisht, anija me grurë ndodhet në ujërat greke të Jonit dhe pritet të mbërrijë në orët e para të së mërkurës në Durrës, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë në lundrim drejt Durrësit është dhe një anije e ngarkuar në Rusi me grurë që pritet të mbërrijë në port mbrëmjen e së martës, ndërsa e ka nisur lundrimin nga porti rus Novorossiysk.