Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka deklaruar se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, për shkak të COVID.
Nga testimi i 1,125 mostrave, kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë, duke shënuar një ulje.
918 persona u shëruan, ndërsa raste aktive në gjithë vendin janë 7,399.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet janë dhënë 1.834.656 doza të vaksinës.