“Mjafton të kesh tru dhe pak logjikë për të kuptuar që është e padrejtë. Është e qartë fare. Sportet ku femrat konkurrojnë me njëra-tjetrën duhet të praktikohen vetëm nga femrat”, tha Trump, i cili kishte në krah Riley Gaines, një notare, e cila doli barazim me atletin transgjinor Lia Thomas në garën e 200 metrave për kampionatin e kolegjeve, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Ne do t’i mbajmë burrat larg sporteve ku marrin pjesë gratë”, premtoi më tej Trump.