Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar rusen, Daria Aslamova, në veri të vendit.
Sipas tij, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares”, transmeton Albinfo.ch.
“E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”.
Aslamova përmes disa fotografive të shpërndara shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.

