Një udhërrëfyes (guidë) malor ka gjetur pjesë të një avioni që ishte rrëzuar shumë kohë më parë në akullnajën Aletsch, transmeton albinfo.ch. Policia kantonale e Valisit po heton nëse ndonjë avion është zhdukur në këtë regjion në 40 deri në 50 vjetët e fundit.
“Bazuar në pjesët e gjetura, supozojmë se duhet të jetë një avion shumë i vjetër” thotë për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA një zëdhënës i policisë kantonale të Valisit.
Kështu, ai ka konfirmuar një raport përkatës nga gazetat Tamedia të Bernës, të premten pasdite.
Mbetjet e gjetura vijnë nga një fluturake “Piper Cherokee” që kishte pësuar një aksident në vitin 1968.
Makina, e cila kishte numrin e regjistrimit HB-OYL, kishte pësuar një aksident më 30 qershor 1968, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë së kantonit të Valisit, zona është midis Jungfraufirn dhe Konkordiaplatz, në komunën Fiescherta.
Siç shpjegon më tutje zëdhënësi i i përmendur i policisë, aktualisht po sqarohet nëse vendi i gjetjes është në Kantonin e Valisit apo në atë të Bernës. Ende është e paqartë nëse do të nisë një hetim rreth kësaj.
Është përfshirë edhe Qendra Zvicerane e Hetimit të Sigurisë.