Pas një periudhe të gjatë rezistence, qeveria zvicerane zbuloi kontratat e blerjes së vaksinave. Para kësaj, megjithatë, ajo i kishte redaktuar ato gjerësisht, raportoi Watson.
Autoritetet e kanë mbajtur sekret edhe kohëzgjatjen e fshehtësisë, kështu që zviceranët nuk do ta dinë se sa kohë do të duhet derisa të mund të shohin kontratat e plota. Mungesa e transparencës ka sjellë kritika ndaj qeverisë, transmeton Albinfo.ch.