Vërtetimi mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve, janë dokumente që s’ mund të merren më pranë kësaj ambasade, transmeton Albinfo.ch.
“Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, të dëmtuar apo të bllokuar vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet: ta legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane); ta përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i licencuar dhe ta paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.
Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi, denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostille pa pasur nevojë të përkthehet në gjuhë shqipe nga përkthyes, thuhet në njoftim.