Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 23,348 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 3776 që është 33 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 884.85.
BAG raporton gjithashtu 290 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 51 në ditë. 1016 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 19 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 48 pacientë me Covid-19 në terapi intensive ose 24 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar, shkruan srf.ch. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 76 për qind të zënë.
6 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 35 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi.