Një grua është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nën dyshimin se pasaportën e saj zvicerane ia ka dhënë në shfrytëzim një të dyshuareje tjetër, shtetase e Shqipërisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara është ndaluar të hënën, më 1 gusht, në aeroportin e Prishtinës.
Lidhur me rastin e dyshimit të “Falsifikimit të dokumentit” është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton albinfo.ch.