Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Zvicrës Ignazio Cassis, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Zvicrës.
“Urime të përzemërta për Presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe miqtë tanë zviceran me rastin e festimit të Ditës Kombëtare” ka shkruar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë se Zvicra është partneri dhe aleati i kamotshëm i Kosovës dhe se me padurim pret thellimin e lidhjeve midis shteteve.
“Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm, dhe shtëpia e diasporës sonë. Me padurim pres thellimin e lidhjeve në mes të popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Osmani.