Flamuri më i madh zviceran në botë u shpalos sërish në Säntis, në Zvicrën lindore, një ditë para festës kombëtare të këtij viti. Vitin e kaluar spektakli nuk mundi të zhvillohej për shkak të motit të keq, përcjell albinfo.ch.
Flamuri, me përmasa 80 me 80 metra dhe me peshë rreth 700 kilogramë, u ngrit të dielën në një operacion treorësh në shpatin verior të malit lokal të Zvicrës lindore.
Një ekip prej të paktën 19 punëtorësh shpalosi flamurin.
Kur moti është i mirë, flamuri mund të shihet jo vetëm nga Schwägalp, por nga larg e gjerë në Zvicrën lindore.
Vitin e kaluar flamuri nuk mundi të shpaloset për shkak të motit të keq, përcjell tutje albinfo.ch.
