Gjiganti rus i energjisë ”Gazprom” ndërpreu furnizimin me gaz për vendin baltik të BE-së, Letoninë.
Kompania shtetërore nuk dha detaje për shkeljet.
Rusia kohët e fundit ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë dhe Bullgarinë, sepse ato kishin refuzuar të paguanin në rubla.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte prezantuar këtë rregullore të re si reagim ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Pagesat deri atëherë bëheshin zakonisht në euro ose dollarë.
Qeveria në Letoni kishte deklaruar së fundmi se dëshironte të ndalonte plotësisht importin e gazit rus nga janari i vitit 2023.
Kjo shihet si një reagim ndaj luftës ruse kundër Ukrainës.
Vitin e kaluar, Letonia ende bleu rreth 90% të gazit të saj nga Rusia./dpa