Korriku i vitit 2022 në Zvicër ishte një nga më të nxehtit që nga fillimi i matjeve më 1864, sipas shërbimit të motit të transmetuesit kombëtar, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ai nuk theu asnjë rekord në shumicën e rajoneve, me përjashtim të kantonit italisht-folës Ticino në jug, tha SRF Meteo të PremteExternal Link. Në përgjithësi, korriku 2015 mbetet muaji më i ngrohtë në historinë e vendit.
Ticino ishte një përjashtim. Temperaturat mesatare atje vendosën një rekord të ri, me 36.5 gradë javën e kaluar në Stabio, pranë Chiasso. Shumë vapë ka qenë edhe në Gjenevë, ku temperaturat kanë arritur deri në 38.1 gradë.
SRF Meteo gjithashtu vë në dukje kohëzgjatjen dhe intensitetin e pazakontë të nxehtësisë. Gjatë valës së të nxehtit të korrikut, qyteti jugor i Luganos përjetoi 14 ditë radhazi vapë dhe Locarno 13.
Vapa dhe thatësira kanë krijuar rrezik zjarri në pothuajse gjithë vendin. Shumë kantone kanë vendosur ndalimin e fishekzjarreve dhe zjarreve në natyrë në prag të 1 gushtit, Ditës Kombëtare të Zvicrës. Disa kanë vendosur gjithashtu kufizime për ujin.
Temperaturat më të ftohta nuk janë ende në agjendë, shkruan SRF Meteo. Sipas parashikimeve të deritanishme, temperaturat javën e ardhshme në shumë vende pritet të arrijnë sërish deri në 30 gradë.